Edhe pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët e Skenderajt janë të kalueshme

Asnjë rrugë nuk paraqet pengesë për qarkullim të lirë në Komunën e Skenderajt.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura duke thënë se ekipet e mirëmbajtjes që prej orës 5 të mëngjesit e që po vazhdojnë edhe në këto çaste, janë duke bërë punën e tyre.

Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm.

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ajo, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

skenderaj rruget bora5
skenderaj rruget bora5
skenderaj rruget bora5

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë