Zhduket një femër në Drenicë, familjarët nuk dinë gjë për fatin e saj nga e diela
Një femër është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në Skenderaj, transmeton DrenicaOnline.
Rasti ka ndodhur të dielën dhe prej asaj kohe ende nuk dihet asgjë për fatin e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se viktima femër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është në hetime nga njësitet policor”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ende nuk ka treguar identitetin e personit të zhdukur.