Atifete Jahjaga: Sakrifica e të mbijetuarve është themeli i lirisë sonë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në inaugurimin e muralit “Çast” në Drenas, i cili u kushtohet të mbijetuarve të luftës dhe simbolizon kujtesën, qëndresën dhe guximin e tyre.

Në ceremoni morën pjesë zyrtarë komunal, ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, si dhe drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj.

Jahjaga theksoi se sakrifica e të mbijetuarve mbetet themeli i lirisë së Kosovës, ndërsa lulëkuqja e muralit “Çast” në zemër të Drenicës kujton se vuajtjet, qëndresa dhe guximi i tyre duhet të nderohen dhe të kujtohen gjithmonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë