Tringa Bujupi ngre shqetësimin për mungesën e asfaltimit të rrugicave në lagjen e Xhamisë në Arllat
Asamblistja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, Tringa Bujupi, ka ngritur në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal shqetësimin e banorëve të lagjes së Xhamisë në fshatin Arllat lidhur me mungesën e asfaltimit të rrugicave në këtë lagje.
Sipas Bujupit, qytetarët po kërkojnë përgjigje se pse ende nuk janë realizuar punimet e premtuara dhe kur pritet të fillojë asfaltimi.
Ajo bëri të ditur se, bazuar në përgjigjen e marrë gjatë seancës, shumë projekte të planifikuara prej vitesh janë bartur vazhdimisht nga një vit në tjetrin. Ndërkohë, edhe dy segmentet e premtuara për lagjen e Xhamisë janë shtyrë sërish, ndërsa realizimi i tyre mbetet i paqartë për shkak të vështirësive financiare të komunës.
Bujupi theksoi se do të vazhdojë ta ngrejë këtë çështje në Kuvendin Komunal deri në realizimin e plotë të asfaltimit të rrugicave në lagjen e Xhamisë në Arllat.

