Shpërthim në tregun e kafshëve, policia në vendin e ngjarjes
Një granatë dore është hedhur pak çaste më parë në tregun e kafshëve në Prizren, raporton Indeksonline.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin.
Ai ka deklaruar për Indeksonline se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet.
Nuk raportohet akoma për të lënduar.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.