Arsyeja banale/ Ky dyshohet të jetë motivi që çoi drejt konfliktit në tregun e kafshëve në Prizren

Një granatë dorë është hedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në tregun e kafshëve në Prizren, shkruan Raporto24.

Mësohet se si pasojë e kësaj ka edhe të lënduar.

Raporto24 në bazë të burimeve mëson se deri tek kjo situatë ka ardhur kur një person nga Gjilani ka goditur kafshën e një personi tjetër nga Podujeva, dhe se ky i fundit e ka rrahur atë.

Më pas dyshohet se si rrjedhojë ai ka hedhur granatën, ku edhe dyshohet se 9 persona kanë pësuar lëndime.

Ndërkaq, siç ka raportuar Raporto24, si pasojë e plagëve të marra në gjendje të rëndë është F. S nga Podujeva.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë