Aksident në Komoran, te rruga e mullirit, dy vetura të përfshira!

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Komoran. Nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihen dy veturat e aksidentuara, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Njëra nga veturat e përfshira në aksident, është demoluar pothuajse tërësisht.

Verturat e aksidentuara vazhdojnë të qëndrojnë në mes të rrugës, në vendin ku ka ndodhur aksidenti. Ndërsa në vend ngjarje ende nuk shihen zyrtarë policorë. Nuk raportohet për të lënduar.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë