Aksidenti i rëndë në Arllat, policia jep detajet e fundit (Pamje nga vendi i ngjarjes)

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në magjistralen Pejë-Prishtinë, në Arllat të Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Në aksident janë përfshirë tri automjete ku dëmet materiale sipas pamjeve të siguruara nga DrenicaOnline janë të konsiderueshme.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është duke u marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë