Lladrovci vlerëson Marti Ahtisaarin: Tri ditë zie në Kosovë janë pak për arkitektin e Pavarësisë tonë!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e varrimit të ish presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, ka cekur se “nga dita e parë që e takova, bashkë me ish Kryeministrin Çeku, me fillimin e Bisedimeve për paqe në Vjenë, më 2006 që kulmuan me shpalljen e Pavarësisë, ai simbolizonte modestinë dhe urtësinë”.

Populli finlandez është në zi për ish presidentin e vet që solli paqe në Kosovë dhe në botë. Edhe ne ndjejmë dhimbje për kalimin e tij në jetën e amshueshme. Tri ditë zie në Kosovë janë pak për arkitektin e Pavarësisë tonë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot u varros, personaliteti i shquar finlandez, miku i madh i Kosovës, krijuesi i paqes në Ballkan dhe në botë, Marti Ahtisaari.

Nga dita e parë që e takova, bashkë me ish Kryeministrin Çeku, me fillimin e Bisedimeve për paqe në Vjenë, më 2006 që kulmuan me shpalljen e Pavarësisë, ai simbolizonte modestinë dhe urtësinë. Kjo u dëshmua me dokumentin e hartuar nga ai, Pakoja e mirënjohur, nga e cila u hap rruga e pavarësisë së Kosovës.

Z. Ahtisaari na dha përkrahje edhe gjatë luftës tonë çlirimtare, duke u vënë në shërbim të drejtësisë. Andaj, ne gjithmonë do ta nderojmë kujtimin për të, si mik yni dhe personalitet i veçantë i diplomacisë botërore.

Populli finlandez është në zi për ish presidentin e vet që solli paqe në Kosovë dhe në botë. Edhe ne ndjejmë dhimbje për kalimin e tij në jetën e amshueshme. Tri ditë zie në Kosovë janë pak për arkitektin e Pavarësisë tonë.

Nderim i përjetshëm për mikun e madh të Kosovës, z. Marti Ahtisaari!

https://www.instagram.com/p/CzeSqvXtpZf/?igshid=YjVjNjZkNmFjNg==

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë