Katër objekte të reja të QKMF-ve do të ndërtohen vitin e ardhshëm, njëra prej tyre në Drenas

Ministria e Shëndetësisë (MSh) për vitin e ardhshëm ka paraparë ndërtimin e katër Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në katër komuna të vendit.

Në projektbuxhetin e vitit 2024 i hartuar së fundi nga ekzekutivi i cili pritet të votohet së shpejti nga deputetet e Kuvendit të Kosovës është specifikuar edhe shuma për ndërtimin e këtyre objekteve.

Për ndërtimin e QKMF-së në Ferizaj, për vitin 2024 janë planifikuar të ndahen 1 milion e 300 mijë euro, për ndërtimin e QKMF-së në Istog 1 milion e 500 mijë euro, për QKMF-në në Drenas 1 milion e 590 mijë euro ndërsa për atë të Shtimes janë planifikuar 950 mijë euro.

Për ndërtimin e disa prej këtyre QKMF-ve tashmë ka edhe nënshkrim të memorandumeve mes MSh-së dhe komunave./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë