Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë).

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në orën 10:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Njësia policore e autostradës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me aksidentin”, thuhet në përgjigje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë