Policia jep detaje për vetaksidentin e rëndë afër Komoranit, vetura BMW u shkatërrua tërësisht

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht mes Korreticës e Komoranit.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas tij në këtë aksident e përfshirë ka qenë një veturë e tipit BMW.

“Rreth orës 19:20 ne rr.nacionale, drejtimi Prishtinë-Pejë afër Korreticës se lart është shkaktuar një vetaksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Raportohet se një automjet i tipit BMW, është i përfshirë në këtë vetaksident dhe përveq dëmeve materiale një person (vozitësi) është dërguar për trajtim mjeksor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime lidhur me rastin, përderisa janë njoftuar zjarrfikësit dhe kompania per mirmbajtjen e rrugës.”, konfirmoi Hoxha.

Ai u ka bërë apel vozitësve për kujdes sidomos gjatë kësaj periudhe kur ka reshje shiu.

“Apelojme per kujdes nga vozitësit, posaqërisht gjatë kësaj periudhe kur ka ndryshime atmosferike, reshje shiu ku rrugët bëhen me të rrëshqitshme“, tha Hoxha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë