Pesë të lënduar afër Klinës, u përfshinë në aksident

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës, janë lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit të Pejës.

“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve”, tha Gashi.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë