Lladrovci pret drejtuesit e Postës të Regjionit të Prishtinës diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, drejtuesit e Postës të Regjionit të Prishtinës, z. Flamur Kadriun, Lumnie Halitin dhe Ruzhdi Garën, me ç’rast, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Sot, me kënaqësi prita në takim Flamur Kadriun, Lumnie Halitin dhe Ruzhdi Garën, drejtues të Postës – regjioni i Prishtinës, me ç’rast diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve.

Mysafirët i falënderova për dhuratën e pullave postare, të Filatelisë së Kosovës, të heroit dhe heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe pullën postare “Guri i Plakës”, me temën “Bukuritë e Kosovës”.

Fotografia e “Gurit të Plakës” është realizuar nga mjeshtri i fotografisë, Albert Sinani, fotograf që vë në pah natyrën dhe motivet e bukura të komunës tonë e më gjerë.


https://www.instagram.com/p/CzY3kWeNw7G/?img_index=1

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë