Lladrovci ngushëllon familjen Gara me rastin e vdekjes së veprimtarit Enver Gara

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një telegram ngushëllimi, ka ngushëlluar familjen Gara nga fshati Kizhnarekë me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, profesorit dhe aktivistin e çështjes kombëtare, Enver Gara.

“Përmes këtij telegrami, shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Gara për ndarjen nga jeta të veprimtarit të devotshëm, Enver Gara. I ndjeri ka dhënë shumë për çështjen kombëtare të Kosovës, ishte profesor e veprimtar dhe gëzonte një respekt për të gjithë ata që njohën. Ngushëllime me të sinqerta familjes së Enverit”, ka shprehur ngushëllimin kryetari Lladrovci.

Enver Gara ishte një aktivist i madh i çështjes kombëtare, atdhetar e patriot, veprimtar i përpjekjeve çlirimtare të Kosovës, i përndjekur politik dhe mësimdhënës në Kosovë e Zvicër.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë