Ambasadori Amerikan uron Drejtorin e ShKK-së Ismail Dibranin, me rastin e emërimit në pozitën e re

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim, Drejtoreshën e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tamra Greig dhe Atashejen e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe, të cilat përveçse diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit në mes SHKK-së dhe Ambasadës Amerikane, sollën edhe letrën e urimit të Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Në letrën e dërguar, Drejtorit të ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ambasadori Jeffrey M. Hovenier ka shprehur urimet më të ngrohta për emërimin e tij në këtë pozitë të re dhe të rëndësishme.

Në letër, ai gjithashtu ka shprehur përkushtimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë për të mbështetur SHKK-në në rrugën e reformave dhe forcimit të sigurisë.

Letra e urimit është një shenjë e mirë, e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe SHKK-së në fushat e përbashkëta dhe reformave në sistemin korrektues.

Po ashtu, gjatë takimit znj. Greig dhe znj. Riffe, fillimisht e uruan z. Dibrani për emërimin në krye të SHKK-së, të cilit i garantuan mbështetje të plotë, njëherit edhe u zotuan se do të vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, e sidomos në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë