Publikohet promo e meqit të shumëpritur mes Luan Rudajt dhe iranianit Reisi më 11 nëntor në Malishevë (Video)

Më 11 nëntor, në palestrën e Sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë, për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Botëror i Muay Thai.

Dueli kryesor i mbrëmjes është ai mes sportistit kosovar Luan Rudaj dhe sportisti me një përvojë shumëvjeçare Reisi, i cili vjen nga Irani.

Rudaj ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet ai dhe kundërshtari i tij në momentet më të mira gjatë dueleve të mëhershme.

“Jam i gatshëm të jap gjithçka në ring! Ju ftoj të na bashkoheni në palestrën sportive “Habib Zogaj” dhe të na përkrahni me zë të lartë”, ka shkruar ai.

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë