Familja njofton për vdekjen dhe ceremoninë e varrimit të afaristit Lulzim Kryeziu
Lulzim Kryeziu, pronar i pompës së derivateve “Shell Kosova” i ka dhënë fund jetës së tij pasditen e së enjted, ku u gjet i varur në një nga objektet e biznesit familjar. Në vendin e ngjarjes ka arritur Instituti i Mjekësisë Ligjore ku edhe kanë tërhequr trupin e pajetë të afaristit ku dyshohet se i dha fund jetës së tij në Mleqan të Malishevës.
Për vdekjen dhe ceremoninë e varrimit të afaristit Lulzim Kryeziu ka njoftuar edhe familja e tij.
Në njoftim është thënë se nesër (03.11.2023), në orën 15:00 do t’i jepet lamtumira e fundit afaristit Lulzim Kryeziu.
Familja njofton se funerali do të niset nga Ranchi në Bubavec.
Njoftimi i plotë: