Fabrika e Ferronikelit ndal përkohësisht prodhimin

Që nga dita e parë e daljes në prodhim, kompania jonë NewCo Ferronikeli po dëmtohet rëndë nga kostot e larta të prodhimit dhe skontimet e larta në tregun e metaleve. Kjo krizë vjen si rezultat i çmimeve të ulëta në tregun botëror të nikelit dhe rrezikut nga një reçesion për mallrat që parashikohet për vitin 2024.

Të gjithë këta faktorë, kompaninë tonë e sjellin para një situate ku ne detyrohemi të marrim vendimin për ndërprerjen e përkohshme të prodhimit deri në një njoftim të dytë.

Megjithatë, përkundër krizave të papërballueshme për ta vazhduar procesin e prodhimit, kompania bashkë me punonjësit e saj do të gjejnë zgjidhje që kjo periudhë e vështirë të mos i dëmtojë 1,000 punonjësit e saj.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, NewCo Ferronikeli do të angazhohet për zhvillimin e projekteve që e ulin koston e prodhimit në fabrike si dhe do ta rinovojë teknologjinë me qëllim të rritjes së efiçiencës, për të qenë sa më e gatshme për rinisjen e prodhimit në të ardhmen.

Ne kemi besim të palëkundur te kompania jonë NewCo Ferronikeli, te perspektiva premtuese e nikelit, si dhe jemi të përkushtuar për ta vazhduar prodhimin në momentin që krijohet një klimë më e favorshme për industrinë tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë