Edhe Sindikata e re e KEK-ut paralajmëron protestë masive

Kryesindikalisti i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka deklaruar se do të organizojnë një protestë masive më 7 tetor për të shprehur mos-pajtimin për mungesën e përgjigjeve të zyrtarëve të KEK-ut për kërkesat e tyre.

“Kërkesat tona konkrete janë ngritja e pagave se që nga viti 2018 nuk kemi pasur ngritje të pagave për punëtorët e KEK-ut. Kur dihet se inflacionet në Kosovës por jo vetëm, ne eurozonë është diku rreth 30 për qind dhe realisht ata të cilët kanë pasur pagë duke u bazuar tek inxhinierët e KEK-ut që është 745 euro ajo tani duhet të mbulohet me 1 mijë e 100 euro  në rast se ka një vlerë të barabartë me pagën e vit 2018″.

Ne e kemi arsyetuar në bazë të inflacionit por edhe në bazë mirëpo edhe te sukseset që kemi pasur vetë gjatë vitit 2022, 107 milion euro profit dhe ky sukses nuk është ndarë me punëtorët e KEK-ut”, ka deklaruar ia në Debat Plus.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë