Dëshmitarja kundër “Draganit”: Na pyeste “Ku e keni Adem Jasharin?”

Duke ditur se kush do të dëshmonte kundër tij, nuk dukej se ishte edhe shume rehat.

Andaj, bisedat me avokatin e tij i shpeshtoj.

Kundër, Muhamet Alidemaj apo i njohur si “Dragani”, do të dëshmonte një grua nga Gjermania përmes platformave online.

Shukrie Osmani, me lot në foli mbi tmerrin që tha se e pa ne masakre e Izbicës.

E ajo Draganin deklaroi se e kujton si prirës te asaj masakre.

Teksa rrëfimin e vazhdon me kontaktin e drejtpërdrejtë që pati me Alidemajn, ajo tregon se ai i foli në gjuhën shqipe, ndonëse tash nuk zhvillon seancat pa përkthyes.

E kur ushtria serbe filloi ti ndajë burrat nga gratë, Osmani kujton se një familjar iu vra e një tjetër iu plagos.

Ndersa, derisa terrori ndaj shqiptarëve shtohej,Osmani thotë se Dragani asokohe kishte edhe një mesazh.

Muhamet Alidemaj u arrestua në vitin 2021 për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare./T7

shqiptare./T7

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë