Blerta Deliu flet për përplasjen me Albulena Haxhiun: E bëri për ta baltosur figurën time
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka folur për përplasjen e saj me ministren Albulena Haxhiu.
Deliu ka thënë se kjo është një betejë politike.
“Nuk është betejë e vockël politike. Ne jemi mësuar t’i shohim eksponentët e partisë në pushtet duke i përdour të gjitha metodat. Deklarimet e zonjës Haxhiu nuk janë të panjohura për opinionin publik, mënyra se si ajo ka provuar të linçojë e të etiketojë figura të rëndësishme të PDK-së. Unë mendoj që është një diskutim përçmues, i padrejte dhe shpifje për të cilën kam deponuar një padi në gjykatë. Pres që gjykata të sqarojë gjithçka çka ka ndodhur në komisionin për kompensimin e viktimave të krimit. Është e pavërtetë ajo që zonja Haxhiu është munduar ta plasojë kinse unë nuk kam shkuar në mbledhje të komisionit dhe si pasojë jam paguar për punë që nuk e kam kryer detyrën. Unë kam këtu një vendim ku qartësohet që paga është mujore dhe nuk ka të bëjë me mbledhje.”, tha deputetja Deliu në ATV
Sipas saj ajo nuk është paguar për mbledhje.
Ajo tha se ka komisione qeveritare që paguhesh nëse shkon në mbledhje.
Deliu tha se ka munguar në disa mbledhje kur e ka pasur ndonjë seancë plenare në të njëjtën kohë.
Gjithashtu Deliu tha se nuk e ka bërë asnjë shkelje por kjo ka qenë një gënjeshtër publike e Albulena Haxhiu.
Ajo tha se Haxhiu nuk ka bërë asgjë për sundimin e ligjit.
Deliu tha se posedon dokumentacion që e vërteton çdo gjë për atë komision.
Deputetja e PDK tha se asnjëherë nuk e ka shkelur mandatin.
“Habitem që një ministre të lëshohet në etiketa të tilla.”, tha Deliu.
Ajo e quajti përpjekje të turpshme të ministres Haxhiu.
“Vetëm për të provuar për ta përbaltur dikë. Zonja Haxhiu e ka bërë për ta baltosur figurën time.”, tha Deliu.