Lladrovci shpreh nderim për atdhetarin Riza Vata

Me rastin e kalimit në amshim të atdhetarit Riza Vata, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar familjen Vata, për të shprehur nderim dhe ngushëllime për të.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Në Sallagrazhdë, në familjen Vata, shkova për të shprehur ngushëllime për shokun, veprimtarin nga rinia e hershme, të burgosurin politik, ushtarin e ditëve të para të UÇK-së, Riza Vatën.

Përgjithmonë do ta kujtoj me nderim, për përkushtimin atdhetar, modestinë dhe sinqeritetin, gjatë dekadave të njohjes dhe idealeve të përbashkëta.

I përhershëm është kujtimi për Riza Vatën!

https://instagram.com/p/CzJFnCsNkNU/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë