Sot varroset i riu nga Drenica që vdiq pas plagosjes në Vushtrri

I riu nga Skenderaji, Liridon Musliu, që u plagos mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, e që vdiq gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, do të varroset sot.

Sipas njoftimit të familjes, atij do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në ceremoninë mortore, e cila do të mbahet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Klinë e Poshtme.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë