Lladrovci për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit: Sëmundja tinëzare paraqet rrezik tërë vitin!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e përfundimit të muajit të ndërgjegjësimit nga rreziku i kancerit të gjirit, ka falënderuar pjesëmarrëset e aktiviteteve gjatë këtij muaji sensibilizues, me moton “Zbulimi i hershëm-shpëton jetë”.
Falënderoj të gjitha pjesëmarrëset e këtyre aktiviteteve, zyrtaret e komunës dhe aktivistet tjera, por, rreziku nga kanceri është gjatë tërë vitit, andaj, nëna, motra, bashkëshorte e vajza, mos harroni, sëmundja tinëzare paraqet rrezik, vijoni konsultimet dhe kontrollet te mjeku, të mos bëhet vonë, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Falënderim për pjesëmarrjen në aktivitetet gjatë tetorit kushtuar rrezikut nga kanceri i gjirit
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Komuna e Drenasit, gjegjësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me qëllim të sensibilizimit të kësaj fushate, ka ofruar ekzaminimin falas me Mamograf, për të gjitha gratë e Komunës së Drenasit.
Tetori, ka qenë muaj i shumë aktiviteteve kushtuar rrezikut nga kanceri i gjirit, nën moton “Zbulimi i hershëm-shpëton jetë”, me aktivitete të ndryshme duke dhënë informata, me debate e diskutime ku janë përfshirë asamblistet, zyrtaret komunale, gratë, vajzat, nxënësit dhe aktiviste të shumta.
Falënderoj të gjitha pjesëmarrëset e këtyre aktiviteteve, zyrtaret e komunës dhe aktivistet tjera, por, rreziku nga kanceri është gjatë tërë vitit, andaj, nëna, motra, bashkëshorte e vajza, mos harroni, sëmundja tinëzare paraqet rrezik, vijoni konsultimet dhe kontrollet te mjeku, të mos bëhet vonë.
“Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”
https://www.instagram.com/p/CzD9HpktDGC/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==