Ky është personi i cili vdiq pas plagëve të marra me armë zjarri në Vushtrri

Ka vdekur edhe personi i dytë që ishte plagosur të dielën në Vushtrri.

Ai është Liridon Musliu nga Skenderaji i cili ka vdekur dje në QKUK.

“Vushtrri 29.10.2023-15:50. Raportohet se me datën 30.10.2023 në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tash janë arrestuar pesë persona lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se dy nga pesë të arrestuarit janë të moshës 24 vjeç.

“Policia ka arritur ti identifikoj dhe ti arrestoj dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, tha Zahiti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë