Burri e rrah gruan për shkak të punëve të shtëpisë, ajo e denoncon në Polici

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar së fundmi edhe një çift nga Obiliqi, pasi një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike e psikike që ka ushtruar ndaj saj.

Sinjali mëson se viktima ka raportuar se burri i saj pas një mosmarrëveshje për punët e shtëpisë e ka sulmuar atë, duke i shkaktuar frikë e shqetësim, për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë