Vidhen stoli të arit në vlerë të 20 mijë eurove nga një banesë në Fushë Kosovë, hajnat hapin derën me çelës

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe dje në një banesë në lagjen “Eliza” në Fushë Kosovë, ku hajnat kanë arritur të futen dhe të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti është denoncuar nga pronarja e banesës, e cila ka raportuar se në ditët e fundit, banesa e saj ka qenë cak i hajnave, të cilët ia vodhën stolitë e arit që kapin vlerën e mbi 20 mijë eurove.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e saj, të dhënë para hetuesve, hajnat nuk e kanë thyer derën pasi dyshohet se kanë pasur një çelës të derës, me ç’rast depërtuan brenda më lehtë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë