Publikohet një video e Kurtit: Ata që duan ta bëjnë Zajednicën, veç për me vjedh e kanë

Është publikuar një video, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëgjohet duke thënë se Zajednica është një gabim.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019, Kurti thoshte se Zajednica është shpartalluar dhe do të varrosej ditën e zgjedhjeve.

Ai në një intervistë për RTV21, Kurti kishte shpalosur edhe një bisedë me një gazetarë serbe në Graqanicë.

Sipas Kurtit gazetaria i ka thënë se pajtohet më të se Zajednica është një gabim.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe praktikisht ka vdekur. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka thënë që asnjëri nga shtatë kapitujt nuk është në përputhje me Kushtetutën. Nuk ka më Asociacion. Asociacioni do të varroset më 6 tetor, ata që e kanë mbështetë shkojnë bashkë me të. Le t’ia bëjnë qarën ata. Sa për neve kryhet kjo punë. Aktgjykimi e ka shpartallu Zajednicën. Ajo është kot.“, thoshte Kurti.

“Më ka ndodh në një televizion në Graqanicë, një grua gazetare, nuk më ka intervistu ajo, po ishte aty, më ka thënë se ‘unë pajtohem me juve që Zajdenica është gabim dhe dëm, sepse vetëm për më vjedh e kanë, shumë mu duk interesant, ajo vet serbe aty, punojke gazetare, më pat thanë që pajtohet se Beogradi Zajdenicën veç për me vjedh e ka, për me i çu do pare të njerëzit që i ka.” – kishte thënë Kurti kohën më parë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë