Ishte dërguar pa shenja jete në QKUK, futet në operim njëri nga të plagosurit në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë, ku një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.

Se gjendja shëndetësore e njërit prej të lënduarve është e rëndë e ka konfirmuar për Sinjalin drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Syla tha se i plagosuri është dërguar në sallë të operacionit kurse tjetri është dërguar në Klinikën e Ortopedisë.

“Njëri nga të plagosurit është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm kurse tjetri i plagosur pas reanimimit kardiopulmonar dhe masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, sepse ka ardh pa shenja jete në emergjencë – është dërguar në sallë të operacionit në Emergjencë nga ekipi i anestezionit, kirurgjisë vaskulare dhe kirurgjisë torakale”, tha Syla.

Ndryshe, burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i cili mbeti pa shenja jete është Fatos Zenuni.

Sipas këtyre burimeve, i njëjti akuzohej për vepra të mëhershme penale të natyrës së vjedhjes së rëndë.

Për rastin në fjalë, kryeprokurori Ismet Ujkani ka dhënë detaje për Sinjalin.

“Prokurori kujdestar në koordinim me Policinë po merren me rastin. Po ndërmerren veprime për ndriçimin e rastir. Ekzaminimet në vendin e ngjarjes janë kryer, tash po vazhdohet me veprime të tjera”, tha Ujkani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë