Si u vranë tre pjesëtarët e grupit terrorist të sulmit në Banjskë?

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se nuk mund të tregojë se si janë vrarë tre pjesëtarët e grupit terrorist që kryen sulm ndaj Policisë në Banjskë më 24 shtator.

Mirëpo, Hoxha nuk e ka përjashtuar mundësinë që të njëjtit të jenë qëlluar me snajper apo armë të shkurtra. Hoxha ka thënë se për momentin kjo duhet të mbahet sekret për shkak të ndjeshmërisë së operacionit dhe sigurisë së personelit policor.

 

“Kjo është çështje sekrete për momentin, por mund të jenë vrarë prej armëve të shkurtra, snajperit, është ballafaqim me armë zjarri që për momentin duhet ta mbajmë sekret për shkak të ndjeshmërisë së operacionit dhe punës”, ka thënë Hoxha në KallxoPërnime.

Hoxha tha se Policia nuk ka shtënë në drejtim të manastirit, por jashtë perimetrit të tij. Ai tregoi edhe se ku janë gjetur trupat e terroristëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë