Llapushniku po ndërtohet/ Pas ndriçimit të rrugëve ato sot u asfaltuan (Foto)

Në vazhdën e punëve në rregullimin e infrastrukturës në fshatrat e Komunës së Drenasit, kanë vazhduar punimet në fshatin Llapushnik.

Kompanitë punëkryese kanë asfaltuar rrugën “Ismail Thaqi”, dhe disa segmente rrugore tjera në këtë fshat, sipas projektit.

“Mbetëm i përkushtuar që të gjitha fshatrat të kenë infrastrukturë rrugore të qasshme, cilësore dhe që lehtëson lëvizjen e banorëve. Gjithashtu, investimi në infrastrukturë publik kontribuon në qëndrueshmërinë ekonomike të vendit”, ka thënë Endrit Gllareva, drejtor i Infrastruktures lokale në Drenas.

Banorët të gëzojnë këto projekte ndërsa komuna i falënderon për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë