Lladrovci falënderon asamblistët për miratimin e dy projekteve në pronat ku do të investohen rreth 90 milion euro

Sot, në Asamblenë komunale të Drenasit, në mesin e 17 pikave të rendit të ditës, janë miratuar edhe dy pika ku parashihej dhënia me qira të pronave ku do të investohen 56 milion euro dhe 29.5 milion euro, gjë të cilën kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci e ka përshëndetur dhe falënderuar asamblistët për këtë unitet.
”Frida’s Farm” dhe “TDI Balkans”, mirë se vini në komunën e Drenasit, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Uniteti i asamblistëve, prodhon rezultate për qytetarët, sot, kjo u dëshmua në vepër. Votimi i dhënies me qira të pronës për dy kompani, që do të krijojnë vende të reja pune, është për çdo lëvdatë, prandaj i falënderoj të gjithë asamblistët të cilët e kanë interesin qytetarë në vend të parë.

”Frida’s Farm” dhe “TDI Balkans”, mirë se vini në komunën e Drenasit! Investimi i planifikuar është rreth 90 milionë euro, dhe po bëhet në komunën me performancën më të mirë, me qytetarët më të mirë e më bashkëpunues për qeverisje demokratike, transparencë e llogaridhënie!

https://instagram.com/p/Cy58n4rtxvO/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë