Helikopteri i KFOR-it zbret në fushë, aksidentohen përsëri ushtarët (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit.
Në aksident kanë qenë të përfshirë disa ushtarë të KFOR-it.
Indeksonline raporton se nga ky aksident janë lënduar disa ushtarë, të cilët janë marrë me ambulancë të KFOR-it dhe janë transportuar në njërën nga bazat ushtarake të Misionit Paqeruajtës në Kosovë.
Kujtojmë se ditë më parë, aksident i ngjashëm ndodhi në Leshan të Pejës, ku i vdekur mbeti ushtari i KFOR-it italian, Claudio Cadeddu.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, teksa do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.