Disa fshatra të Drenasit pa energji elektrike që disa orë

Prej orës 16:15 disa fshatëra të Drenasit kanë mbetur mbetur pa energji elektrike.

Zyrtarët e KEDS-it në qendrën e thirrjes kanë thënë se është paraqitur një defekt në rrjet dhe sipas tyre ekipet e KEDS-it kanë dalë në terren dhe po bëjnë përpjekje për të evituar prishjen, shkruan DrenicaOnline.

Sipas zyrtarëve të KEDS ende nuk dihet se kur do të rikthehet energjia elektrike në këtë zonë.

Banorët e daljes Llapushniku ankohen për ndërprerje të shpeshta të rrymes, disa në emër të punimeve e disa të defekteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë