Njësiti Special Intervenues të pakënaqur me shtesat, lajmëron protestë para Qeverisë

Njesia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmruar protestë për të mërkurën e 1 nëntorit.

Protesta e NjSI-së vije si pakënaqësi e tyre me shtesat që i ka ndarë Qeveria e Kosovës për ta.

Në lajmërim thuhet se vendi i protestës do të jetë Sheshi Skënderbe (para objektit të Qeverisë) në Prishtinë me fillim nga ora 12:00 deri në 12:30.

Gjatë konferencës së mbajtur së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, kryeministri Kurti për këtë çështje deklaroi para mediave se kanë bërë analiza të hollësishme kur kanë marrë vendimin për këto shtesa të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

“Shikoni ne kemi bërë analizat e hollësishme. Nuk mund të kemi zgjidhje partikulare. Shtesa më e lartë për rrezikshmëri është 150 euro e më e ulëta 45 euro. Ju e dini që pare boll kurrë nuk ka por buxheti i Kosovës është ky që është. Po ua ritheksojë edhe njëherë afër 700 pjesëtarë të PK-së, që i bjen 10% të tyre kanë Pasur të ardhura mesatare më të lartë se presidentja”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë