Vdes njëri ndër pishtarët e parë të arsimit në Drenicë, Ymer Dubovci

Mësuesi Ymer Dubovci nga Drenasi ka vdekur sot në mëngjes. Varrimi i tij bëhët në orën 16:00 në varrezat e Çikatovës së Vjetër.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe faqja e fshatit:

Bashkëvendës të nderuar dhe ju miq më dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkvendasi ynë i çmuar mësuesi i hershëm Ymer Dubovci.

Ishte ndër pishtarët e parë të arsimit në Drenicë, ishte i dalluar edhe në shumë disiplina sportive në Komunën e Drenasit ,pastaj shumë herë kampion komunal në shah,bashkthemelues i disa klubeve sportive e kulturore në Drenas.

Në emër të faqës së fshatit tonë i shprehim ngushllime të sinqerta familjës dhe miqve.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 26 tetor 2023 në ora 16, në varrezat në Çikatovë të Vjetër.
Pushoftë i qetë në Parajsën në qiell…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë