Rrokulliset vetura në Polac, pamje nga vendi i aksidentit

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Polac të Skenderajt.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky rast ku shihet vetura e rrokullisur skaj rruge.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar rreth gjendjes së personit apo personave që ndodhëshin nëveturë.
Së fundi është rritur numri i aksidenteve në trafik andaj apelohet nga policia të mos vozitet me shpejtësi./DrenicaOnline/