Gjendet shëndosh e mirë vajza nga Deçani që u raportua e zhdukur, po qëndronte te shoqja e saj

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Deçani, ku një vajzë 14-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza është gjetur në Gjakovë dhe tashmë është rikthyer në shtëpinë e saj pasi fillimisht ishte raportuar si e zhdukur nga familja.

Sinjali mëson se e mitura ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar te shoqja e saj dhe nuk është abuzuar nga askush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë