“Erdhën për të marrë nuse”/ Flamurin e Palestinës e ngatërruan me Sanxhakut”, Policia jep sqarime!

Policia e Kosovës ka dhënë sqarim rreth ndalimit të një grupi nga Sanxhaku (me vetura NP – Serbia) që u pa me flamur të Palestinës në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Fadil Gashi ka konfirmuar për “Indeksonline” se ky grup kishte ardhur nga Serbia në Kosovë “për të marrë një nuse”.

Ndërsa, vendosja e flamurit të Palestinës, sipas tyre ishte aksidentale, duke menduar se është i Sanxhakut.

Gashi theksoi se me urdhër të Prokurorit është sekuestruar flamuri.

“Pas orës 14:00, policia ka ndaluar disa vetura me flamuj të Palestinës, rrugë transit. I ka ndaluar dhe legjitimuar, 5-6 vetura. I ka pyetur. Një person me flamur e ka shoqëruar në stacioni policor. Ata kanë hyrë në Bërnjak. E kemi marrë flamurin sepse e kemi traditë për dasmë.

“Personi është intervistuar. Në dëshminë e tij ai theksoi se flamuri e Palestinës e ngatërruan me atë të Sanxhakut, Nozi Pazarit – boshnjak”, u shpreh ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë