Edhe një projekt i madh në Drenas/ Gllareva: 2023 do të mbahet mend si rekordi më i madh i buxhetit dhe investimeve

Në vazhdën e implementimit të projekteve infrastrukturore në terren, një projekt tjetër i rëndësishëm po realizohet në Drenas.

Bëhet fjalë për projektin “Zgjerimi-Ridizajnimi dhe rregullimi i rrugës Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” i cili përfshin rregullimin dhe zgjerimin e rrugës në 3 dhe 4 korsi, 1.5 km e gjatë, me vlerë prej 1 milion euro investim.

“Ky është projekti i fundit për këtë vit kalendarik, që për dallim nga vitet e tjera, ky vit është edhe kampion per Drenasin me 9.5 milion euro investime kapitale nga grantet e fituara si rezultat i përformancës së shkëlqyer”, ka thënë Endrit Gllareva, drejtor i infrastruktures lokale në Drenas.

Ai tha se viti 2023 do të mbahet mend në historinë e Drenasit si rekordi më i madh i buxhetit dhe investimeve kapitale në komunën tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë