Lladrovci me homologë marrin përvoja në Grac për barazinë gjinore në spektrin e gjerë të qeverisjes

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me disa homologë të komunave, ka qëndruar në Grac të Austrisë, nën organizimin e OSBE-së, Departamenti i Demokratizimit, me fokus te “Qeverisja e përgjegjshme gjinore – Praktikat e mira në Qytetin e Gracit”.

Si komunë e cila e para në vend dhe rajon ka qeverisje lokale që përbëhet më shumë se gjysma nga gratë, në zbatim të barazisë gjinore, mora përvojë edhe për masat e barazisë gjinore që zbatohen në spektrin e gjerë të qeverisjes, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Për dy ditë, me homologët e komunave tona, mora pjesë në vizitën studimore në Austri, rreth temës: “Qeverisja e përgjegjshme gjinore – Praktikat e mira në Qytetin e Gracit”, të organizuar nga OSBE-ja, Departamenti i Demokratizimit.

Në këtë vizitë studimore u pritëm nga kryetarja e Gracit, znj. Elke Kahr dhe Kryeshefi Ekzekutiv Martin Haidvogl, znj. Priska Pschaid, znj. Doris Kirschner, z. Thomas Drage, etj. Zyrtarët e Gracit kanë bërë prezantime të praktikave të mira të masave të qeverisjes të përgjegjshme gjinore.

Këtu u informuam për Planin e veprimit për barazi “Shtëpia Grac” dhe vizituam “Strehimoren e Grave” dhe “Qendrën e Kujdesit Shëndetësor të Grave” që vepron në kuadër të partneritetit me qytetin, strehimore e cila mbështet gratë në nevojë.

Ishte me shumë interes njohja me punën e Strehimores së Grave, Qendrën e Kujdesit Shëndetësor të Grave si dhe shërbimet sociale të komunës së Gracit për gratë.

Si komunë e cila e para në vend dhe rajon ka qeverisje lokale që përbëhet më shumë se gjysma nga gratë, në zbatim të barazisë gjinore, mora përvojë edhe për masat e barazisë gjinore që zbatohen në spektrin e gjerë të qeverisjes.

E falënderoj OSBE-në dhe të gjithë mikpritësit, zyrtarët e Gracit, për përvojat, diskutimet dhe gatishmërinë e bashkëpunimit. Barazia gjinore është kushti esencial për qeverisje demokratike, të përgjegjshme e gjithëpërfshirëse. Faleminderit OSBE!

https://www.instagram.com/p/Cy1AYiot_Gw/?img_index=10

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë