“Kukuuu”/ Pamje të reja nga momentet dramatike të zjarrit në ndërtesën në Pejë

Një ndërtesë kolektive në qytetin e Pejës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e problemeve shëndetësore nga tymi i madh.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një zjarr ne një banesë. Katër persona si pasoje e tymit kane marre ndihme mjekësore, me pas janë liruar”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga momenti dramatik kur zjarri shpërthen brenda banesës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë