Vdes në QKUK burri që u aksidentua para tri javësh

Pas rreth 3 javësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri që u lëndua në aksidentin në Prizren, ka ndërruar jetë. I ndjeri, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të hënën pasdite.
Viktima po merrte trajtim në QKUK që nga mëngjesi i 6 tetorit, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë në aksident.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, me ç’rast me urdhër të Prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion. .
“Lidhur me rastin me datën 23.10.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë nën tretman mjekësor në QKUK, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”