Shikojeni se e vjedhë rrymën banori i Drenasit, atë e pret burgu (Video)

KEDS ka publikuar pamje teksa ka kapur në flagrancë një konsumator nga Drenasi teksa e vjedhë energjinë elektrike, transmeton DrenicaOnline.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, konsumatori duhet të paguajë shumën e barabartë me faturën për 6 muaj si rikthim i humbjeve por edhe do të dal në gjyq.

“Konsumatori zihet duke e vjedhë energjinë elektrike. Ai, tash duhet të paguajë shumën e barabartë me faturën për 6 muaj si rikthim i humbjeve, sikurse e pret gjyqi ku mund të dënohet me para ose me burg”, thuhet në njoftimin e KEDS./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë