Përvojen e fituar në ShBA, Laureta Thaqi do ta praktikojë në Drenas përmes një super-projekti

Është mbajtur ceremonia e hapjes së projektit “Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim” financuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes programit “Alumni Engagement Innovation Fund 2023”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, administruar nga KUSA, dhe që po implementohet nga dy anëtarë të Alumni në komunën e Drenasit dhe Ferizajt në partneritet me Organizatën Qendra për Avokim dhe Angazhim Qytetarë AdVOICE.

Në ceremoninë e hapjes së projektit morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e SHBA-vë në Kosovë, përfaqësues të Kuses, Nënkryetari i Drenasit z.Arben Shala dhe Ferizajt, z. Lulzim Aliu, përfaqësues të stacioneve policore të dy komunave, të rinjë dhe organizata rinore.

Në ceremoninë e hapjes, dy anëtarët alumni, znj. Laureta Thaqi dhe znj. Xhemile Murati Shabani theksuan se përvoja e fituar gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë në projekt që ka për qëllim fuqizimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse përmes pjesëmarrjes, përfaqësimit dhe qytetarisë aktive në dy komunat.

Nënkryetarët e dy komunave shprehen gatishmërinë e plotë të qeverisjes lokale për realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Në fund të takimit, para të rinjve, z.Shaban Shabani prezantoi projektin dhe aktivitetet e parapara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë