Pensionohet profesori nga Drenasi, Rasim Morina

Sot shkolla “Fehmi Lladrovci” IAAP, përcolli për në pension profesorin e nderuar, Rasim Morina, të cilit stafi i uroi shëndet dhe jetë të gjatë viteve në vijim.

Postimi:

Ne e falënderojmë profesorin e nderuar për kontributin e tij shumë të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, profesionalizimin, pendantërinë në punë dhe zellin e pakontestuar, profesori Rasim la gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë.

Edhe njëherë, mirënjohje dhe falënderim të parezervë për ju profesor Rasim Morina

Shëndet dhe respekt për jetë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë