Diellza Berisha: PDK-ja është boshti kurrizor i shtetit tonë

Angazhimi i të rinjve në politikë dhe inkuadrimi i drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje – ishin temat të cilat i diskutuam sot në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë. Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar – për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës, por edhe për t’iu besuar pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore Vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa Diellza Berisha, anëtare e kryesisë së RDK-së në qendër ishte e nderuar dhe privilegjuar si pjesë e panelit të diskutimit.
“PDK-ja për mua dhe familjen time është përtej partisë politike, është boshti kurrizor i shtetit tonë, Republikës së Kosovës”, ka thënë Berisha.

Sipas saj, vlera thelbësore e kësaj force shtetndërtuese, janë rinia, e cila kontribuon për të ardhmen e lumtur në shtetin tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë