Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, helikopteri i KFOR-it zbret në tokë për të marrë të lënduarit (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Leshan të Pejës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre dyshohet se është e KFOR-it.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku një helikopter i KFOR-it ka zbritur afër vendit të aksidentit për të marrë të lënduarit.

Aksidentin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15 e 20 minuta kemi pranuar një informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Leshan. Njësitë përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Deri më tani kam informacion vetëm për dy vetura të përfshira”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë