Vetëplagoset me armë një person në Prishtinë, dërgohet me urgjencë në spital

Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri negative në vendin tonë, pasi vazhdimisht hasen persona të cilët mbajnë me vete armë ilegale. E si pasojë, shumë shpesh ndodh që të ketë pasoja në njerëz, duke shtënë në drejtim të personave tjera, apo duke plagosur veten aksidentalisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka plagosur me armë veten e tij.

Burimet brenda Emergjencës bëjnë me dije për Sinjalin se i dyshuari është dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë plagë në këmbë Pas intervenimit të ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të dyshuarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut  për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas e kanë arrestuar të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për veprat “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë